Për kthesën në derbi, Apolonia do të “djegë” një rival direkt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 12:46

Për kthesën në derbi, Apolonia do të “djegë” një rival direkt

Barazimi përballë Besës, nuk ka sjellë asnjë ndryshim në tabelën e renditjes për Apoloninë. Fierakët vijojnë të jenë në zonën e ftohtë, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Kategorinë e Parë.

326932842_499138539008913_3552934783859065674_n

Kanë harruar të fitojnë dhe bilanci i tri javëve të fundit është dëshmuar më i mirë. Janë dy barazime dhe një humbje. Sikur të mos mjaftonte fakti që nuk kaluan dot as ekipin e vendit të fundit (ndonëse në transfertë), kanë lënë 4 pikë në shtëpi. U duk se me ardhjen e Veljko Dovedan u kthyen në “shina”, por rezultatet tregojnë se nuk ka asnjë ndryshim. Sidoqoftë, asgjë nuk ka mbaruar. Kur janë edhe 30 pikë në lojë, shanset i kanë. Por kjo duhet të nisë që të shtunën, kur luhet derbi.

Një fitore me Lushnjën do të kishte dyfish vlerë. Jo vetëm për të “djegur” një rival direkt, por edhe për moral. E megjithatë, ngërçi qëndron diku gjetkë. Jashtë fushe nuk funksionojnë edhe aq. Vetëm një fitore kanë në 8 ndeshje të luajtura deri më tani, pa llogaritur 4 barazimet. Apolonia nuk është në momentin e saj më të mirë, pasi si asnjëherë më parë rrezikon seriozisht rënien. Por, nuk ndihen të dorëzuar dhe kjo është shtysa më e madhe që kanë. Edhe pse shifrat janë në favor, shpresojnë të reagojnë shpejt dhe siç duhet ndaj Lushnjës, pse jo të dalin sa më parë nga zona e ftohtë. Kjo e fundit ndikon jo pak dhe në anën psikologjike të skuadrës.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"