Për herë të tretë përballë një ekipi shqiptar, kur Skënderbeu jepte gjithçka kundër Jang Bojsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 14:54

Për herë të tretë përballë një ekipi shqiptar, kur Skënderbeu jepte gjithçka kundër Jang Bojsit

Flamuri shqiptar në stadiumin e Jang Bojs do të shfaqet për herë të dytë, në një ndeshje mes klubesh në kompeticionet europiane. Jang Bojs do të sfidojë për herë të dytë një skuadër shqiptare në Europa Ligë. Këtë herë, bëhet fjalë pikërisht për kualifikimin në fazën e grupeve.
skendebeuu-730x440

Në vitin 2017, Jang Bojs kishte përballë Skënderbeun në Grupin B të Europa Ligës. Ekipi helvet, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, doli me një barazim, teksa ndeshja përfundoi 1-1, e luajtur më 28.09.2017. Në sfidën e kthimit që u zhvillua në Zvicër, Jong Bojs triumfoi ndaj skuadrës korçare me përmbysje. Golin e Gavazajt e barazoi Harau në të 55-tën, katër minuta më vonë. Goli i fitores u shënua në të pestën e shtesës, në minutën 90+5, ku Asale i dha 3 pikët ekipit helvet.
skenderbeu_s_bajram_jashanica_left_in_action_with_nicolas_moumi_ngamaleu_of_young_boys

ndeshjet


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"