“Për herë të parë u luajt futboll”, Ilir Gjyla “thumbon” të tijët pas ndeshjes ndaj Pogradecit: Disa futbollistë kishin harruar të vraponin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 21:36

“Për herë të parë u luajt futboll”, Ilir Gjyla “thumbon” të tijët pas ndeshjes ndaj Pogradecit: Disa futbollistë kishin harruar të vraponin

Ilir Gjyla ndien keqardhje që nuk e arriti dot objektivin. Pas ndeshjes me Pogradecin, trajneri i Lushnjës për “Panorama Sport” u shpreh se disa lojtarë nuk sakrifikuan në këtë takim.

gjyla

“Mund të them për herë të parë në këtë garë është luajtur futboll, kjo pasi kemi pasur një gjykim korrekt, edhe pse kam një mëdyshje në një moment. Megjithatë, humbja ka ardhur për faktin se nuk shfrytëzuam rastet. Kemi gabuar në momentin e golit dhe nuk ngurroj të them se shumë futbollistë kanë ecur sot në fushë.

gjyla

Duket se kishin harruar të vraponin dhe të sakrifikonin. Megjithatë, ky është futbolli dhe Pogradeci e meritoi fitoren. Kundërshtari gaboi më pak se ne dhe shfrytëzoi rastin për gol. Edhe ne kishim rastet tona, goditëm edhe traversën, por nuk mjafton vetëm kaq, pasi duhet të kishim shënuar”, ka thënë trajneri i Lushnjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"