Për herë të parë në Shqipëri/ Pas stadiumit, Partizani bën një tjetër lëvizje historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 21:00

Për herë të parë në Shqipëri/ Pas stadiumit, Partizani bën një tjetër lëvizje historike

Klubi i Partizanit nuk ndalet me risitë! Pas stadiumit të inaguruar pak ditë më parë, të kuqtë bënë një tjetër lëvizje historike në futbollin shqiptar.

PARIZANI

Për herë të parë një klub futbolli në Shqipëri do të ketë një kanal të vetin televiziv, “Partizani Channel”. Në bashkëpunim me platformën TIBO, u bë i mundur krijimi i një kanali zyrtar, ku tifozët e Partizanit, do të kenë mundësi të ndjekin 24 orë në ditë gjithçka lidhet me klubin e tyre të zemrës.

Lajmi është bërë publik nga vetë drejtuesit e Partizanit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku kanë dhenë më shumë detaje për këtë risi.

Njoftimi i Partizanit

????????? ??????? !!!

Për herë të parë në Shqipëri, një Klub Futbolli hap televizionin e tij dhe këtë e bën FK Partizani. Një tjetër projekt i presidentit Gazment Demi, i cili bëhet realitet në bashkëpunim me TIBO Media Partner dhe presidentit të saj Adnand Mahmuti. Tashmë klubi ka një kanal televiziv ku do të mund të transmetojë që nga ndeshjet e ditëve të sotme e deri tek ato të viteve të shkuara, por pa lënë mënjanë sfidat e ekipeve të moshave, ekipit të femrave si dhe intervista të veçanta me protagonist aktual por edhe figura të shquara të ” Klubit Legjendë”…

Ditët në vijim pritet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Partizani Channel ku dy presidentët do të nënshkruajnë marrëveshjen mes tyre.

Në bashkëpunim me platformën TIBO, në kanalin 216 të saj, tifozët e kuq mund të ndjekin gjithçka që lidhet me FK Partizanin 24 orë në ditë. Shumë shpejt do të ketë edhe emisione të dedikuara ku edhe vetë tifozët do të jenë pjesë … Sepse ne jemi një familje e madhe! Familja e kuqe …

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"