Për herë të parë në histori, një i huaj do gjykojë në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 8:45

Për herë të parë në histori, një i huaj do gjykojë në Premier Ligë

Xhard Xhillet do të bëhet arbitri i parë i huaj që do të gjykojë një ndeshje të Premier Ligës këtë fundjavë. Australianit 34-vjeçar i është besuar sfida e së shtunës me Uotfordit dhe Njukasëllit dhe lajmin e ka konfirmuar vetë sajti zyrtar i Premier Ligë.

ipanews_9604dd31-48b5-4ee7-aca2-7d831aad05c7_1

Ai gjykoi për 9 vite në Ligën A në Australi, përpara se të zhvendosej për të jetuar në Angli në vitin 2019. Gjatë dy sezoneve të fundit, ai ka gjykuar në Championship, Ligën e Parë dhe të Dytë dhe ka edhe një eksperiencë të admirueshme si gjyqtar i FIFA-s ndonëse është në një moshë kaq të re.

skysports-jarred-gillett-referee_5518620

Dhe duke shkëlqyer në kategoritë inferiore të futbollit anglez, këtë sezon ai është klasifikuar në Grupin e Parë të arbitrave anglezë. Deri tani, australiani e kishte shijuar gjykimin në Premier Ligë Kovaçiç, Rydiger dhe Zijeh duke shijuar fitoren me Totenhemin vetëm nga studiot e VAR-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"