Për herë të parë luajnë në Europë, trajneri i Granadës: Teutën e vlerësojmë, eliminoi ekip të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 14:43

Për herë të parë luajnë në Europë, trajneri i Granadës: Teutën e vlerësojmë, eliminoi ekip të fortë

Për ndeshjen me Teutën ka folur dje në mbrëmje edhe trajneri i Granadës, Diego Martinez, i cili mes të tjerash për faqen zyrtare të klubit në “Twitter”, ka theksuar:
diego-martinez
“Është nder për mua që do të jem trajneri i Granadës në ndeshjen e saj të parë dhe historike në kompeticionet e europiane. Fati e deshi që të luajmë në Shqipëri, ndaj Teutës, një kundërshtari që ka kaluar turin e parë, duke eliminuar një ekip të fortë. Kjo do të thotë shumë. Di që fitoi ndeshjen e Superkupës në vendin e vet dhe ne do ta vlerësojmë këtë skuadër. Për ne është e rëndësishme që të paraqitemi sa më mirë në Ligën e Europës, të marrim shpërblimin e gjithë asaj pune të jashtëzakonshme që kemi bërë sezonin e fundit”.

PANORAMASPORT,AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"