Për herë të katërt president, atletika i beson sërish Rulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2020 | 23:00

Për herë të katërt president, atletika i beson sërish Rulit

Atletika, mbretëresha e të gjitha sporteve, ka zhvilluar dje paradite asamblenë e përgjithshme, duke rikonfirmuar në detyrë pas 12 viteve radhazi, Gjergj Rulin, i cili do të jetë president i FSHA-së edhe për 4 vitet e ardhshme. Ky është mandati i katërt që atletika i jep ishkampionit Ruli, i cili prej kohësh mban timonin e FSHAsë.
-1200-630-3657a0ddb5cb5434891fb72b43e83a23
Asambleja dhe zgjedhjet – Në orën 10:00, në sallën sportive “Feti Borova”, të Olimpik Park Tirana, nisi asambleja e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Atletikës. Fillimisht u mbajt një minutë heshtje për 3 ikona të Atletikës që janë ndarë nga jeta si: Arben Papuli, Gëzim Mema dhe Halit Daiu. Të pranishme ishin 20 klube dhe shoqata: Shkolla Mjeshtërisë Durrës, KS Flamurtari, KSH Partizani, KS Tirana, KS Vllaznia, KS Besa, KSH Laçi, KSH Studenti, Shoqata e Atletikës së Veteranëve, Shoqata e Maratonës “Albania”, Shoqata e Atletikës “Skampa”, KSH Skënderbeu, KSH Dinamo, Kolegji Gjyqtarëve, KS Elbasani, Shoqata Sportive “Fortius Club”, KSH Teuta, Shoqata e Atletikës “Skënderbeu” dhe KSH Skënderbeu, të cilët votuan për të zgjedhur presidentin e FSHA-së dhe kryesinë e re drejtuese, e përbërë prej 6 anëtarësh.

ZGJEDHJET PËR PRESIDENTIN
Fillimisht u votua për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ishte vetëm një kandidat, Gjergj Ruli. President pa kandidat kundërshtar zgjidhet Gjergj Ruli, me 19 vota pro dhe 1 kundër. Një rezultat i thellë që tregon se klubet dhe shoqatat kanë mbetur të kënaqura nga puna e Rulit, duke e konfirmuar kështu sërish në detyrë.

KRYESIA DREJTUESE
Pas presidentit, u kalua në votimin për kryesinë drejtuese. Nga 8 kandidatura, u përzgjodhën 6 më të mirët që sipas asamblesë ishin dy doktorë shkencash, Alketa Çaushi e Ferdinant Canaj dhe 4 kampionë si Niko Laro, Oltion Luli, Kostandin Nulla e Zhuje Bajko. Ndërsa dy kandidaturat e tjera si Kostika Thani e Valbona Lauka (Sharra) nuk mundën të fitonin besimin e anëtarëve të votimit.

ABUDLLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"