Për herë të dytë në Europë, ja kush është kundërshtari malazez i Laçit në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 14:29

Për herë të dytë në Europë, ja kush është kundërshtari malazez i Laçit në Ligën e Konferencës

Klubi i Laçit ka peshkuar skuadrën e Iskra Danilovgrad në shortin e turit të parë të Ligës së Konferencës. Një short i favorshëm duke pasur parasysh se kampionati malazez nuk vlerësohet në nivelet më të larta në Europë. Edhe vetë kundërshtari në fjalë, nuk është një skuadër me shumë eksperiencë në Europë, ndaj skuadra e Laçit shihet si favorite për këtë përballje.

iskra

Iskra Danilovgrad është një skuadër e cila është krijuar që në vitin 1919, por sukseset e saj në arenën kombëtae kanë qenë të pakta. Në fakt, që me ndarjen e Jugosllavisë, ajo është ngjitur vetëm në sezonin 2015-2016 në elitën e futbollit malazez.

Në sezonin 2020-21 erdhi pjesëmarrja e parë në Ligën e Europës, ku luajti në raundin paraeliminator duke mundur me penallti Santa Koloma të Andorrës. Më pas, skuadra malazeze u eliminua nga Lokomotiv Plovdiv me rezultatin 0-1 në turin e parë. Kjo do të jetë pjesmarrja e dytë në turnetë ndërkombëtarë nga skuadra malazeze e cila u kualifikua falë renditjes në vendin e katërt në kampionat në edicionin e fundit.

Iskra ka një stadium prej 2500 vendesh, por ndeshjet e saj në Europë i ka luajtur në stadiumin e Podgoricës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"