“Për Filin vendosi klubi, jo unë”, flet Marantas: Partizani e meritoi fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 19:14

“Për Filin vendosi klubi, jo unë”, flet Marantas: Partizani e meritoi fitoren

Partizani mundi me rezultatin e pastër 2-0 Luftëtarin në “Selman Stërmasi”. Trajneri i gjirokastritëve Giorgos Marantas, ka folur për mikrofonin e “Supesport”. Ai ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij gjatë gjithë lojës. Tekniku grek mendon se golat e pësuar erdhën për shak të cilësive shumë të mira që kishin lojtarët e Partizanit.

bandicam 2019-11-03 19-02-04-512

Rezistuat mirë por, pse u shpërqëndrua skuadra? “Ndeshja nisi mirë, humbëm penallti, kishim dy raste të pastra. Partizanin e vumë në vështirësi. Thamë ta nisnim pjesën e dytë në të njëtin mënyrë. Pësuam dy gola në dy minuta, nga cilësitë e lojtarëve të Partizanit. Nuk kam çfarë t’i them lojtarëve të mi, pasi nuk kishin faji te goli. Luajtëm mirë gjatë gjithë ndeshjes”.

Fili dhe skualifikimi? “Nuk kam çfarë të them për të, çfarë kisha për të thenë e thashë. Unë flas për lojtarët që kam në ekip. Të gjithë e dimë që drejtuesit morën një vendim pas konfliktit me tifozët. Vendimi është që kush kundërshton tifozët nuk duhet të jetë në ekip. E  ka vendosur klubi jo unë” .

Problemi i skemës apo cilësitë e Partizanit e kanë fajin? “Është hera e parë që marrë një pyetje për taktikën dhe kjo me pëlqen. Në golin e parë u bë një driblim nga e majta , sulmuesi mori avanatzh ndaj mbrojtësit tonë dhe kjo ka të bëjë me eksperiencën e lojtarëve tanë dhe cilësive të Partizanit. Ishte një gol i bukur. Edhe në golin e dytë, dribloi u fut në zonë dhe fitoi një penallti. Ishte apo jo nuk e gjykoj unë. Në pjesën e dytë pasi pësuam golat ndryshuam skemën. Donim të luanim në sulm dhe ndaj vendosëm një sulmues tjetër”.

Golat e pësuar? “Ishim të përgatitur të përballeshim me formacionin që nisi Partizani pjesën e dytë. Por, nisi me tre mbrojtës. Kur luan me një ekip që fut në pjesën e dytë dy lojtarë që ndryshuan ndeshjen, kupton që fitorja ishte me meritë. Jam shumë i kënaqur në dylftimet një kundër një, ishim shumë të fortë lojtarët tanë”.

Penalltia e humbur Rrapos? “Nuk duhet të flasim për arbitrin, pasi ata kanë punën ë tyre”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"