“Për fat të mirë mbaroi 1-1”, Kapllani pas barazimit dramatik të Erzenit: Do ishte më mirë nëse Kahrimanoviç e nxirrte topin jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 18:34

“Për fat të mirë mbaroi 1-1”, Kapllani pas barazimit dramatik të Erzenit: Do ishte më mirë nëse Kahrimanoviç e nxirrte topin jashtë

Xhevahir Kapllani, trajneri I Erzenit, ka treguar keqardhjen që skuadra e tij u barazua në fund nga Laçi. Por ai pranoi gjithashtu se me mënyrën se si rrodhi ndeshja, edhe një pikë duhej vlerësuar.

kapllani

“Mendoj që të dy skuadrat vinim pas një jave me humbje. E dinim që ndeshja sot do të ishte e vështirë dhe e ekuilibruar. Në pjesën e parë mendoj se ishte e barabartë, ndërsa në të dytën ishim më mirë ne në qarkullimin e topit dhe duke parë në thellësi. Mendoj që pati momente të mira, por kaluam në avantazh dhe ishim në moment që të mbanim situatën në ekuilibër. Erdhi fundi, kur duhej ta çonim ne në 2-0, i njëjti aksion përfundon gol te ne. Për fat të mirë përfundoi 1-1 se mund të shkonte 1-2.

Tani u thashë djemve që kur të mbarojë ndeshja të ngrenë kokën lart se çdo gjë mbetet brenda fushës. I dhamë kurajë Amirit, ky është futbolli me momentet e bukura e të këqija. Futbolli është lojë situatash e episodesh, i njëjti episod nga 2-0 përfundoi në portën tonë në 1-1.

Ne kemi pasur shumë lojtarë me dëmtime, vazhdojmë t’i kemi sidomos në repartin e mbrojtjes. Janë 3 që kanë qenë kolonat e skuadrës dhe nuk është pak për një ekip si ne që kemi organikën jo shumë të plotë. Në një edicion dihet që ka ulje-ngritje, shpresojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë moment, të shohim para se një pikë është e vlefshme në fund fare. Na ikën tre pikët por mund të mbeteshim edhe me zero pikë sot.

Kahrimanoviç më mirë të kishte nxjerrë topin në fundore se ekipi do të vendosej në ekuilibër. Por do ta shohim më pranë Amirin, do ta rifitojmë. Kampionati ka hyrë në një fazë të vështirë dhe duhet të matim mirë situatat, duhet të jemi më gjakftohtë dhe këtu duhet të hyjë në lojë roli i liderit, momentet ku vuajmë, aty të menaxhojmë situatat”, tha Kapllani për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"