“Për deri sa i kam hequr titullin Tiranës, mos më pyesni fare për Partizanin”, Hidi: Luajmë si ekip kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 22:30

“Për deri sa i kam hequr titullin Tiranës, mos më pyesni fare për Partizanin”, Hidi: Luajmë si ekip kampion

Bylisi mposhti Partizanin këtë javë me rezultatin 2-1. Për këtë fitore ka meritë padyshim edhe gardiani Ilsi Hidi, i cili arriti të bënte disa pritje vendimtare. I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, gardiani i skuadrës ballshiote analizoi këtë triumf.

Hidi5

“Deri sa i kam hequr titullin Tiranës me pritjen e bërë kur isha pjesë e Bylisit para shumë vitesh, për Partizanin mos pyet fare. Vinim mbas 2 humbjes, megjithatë ekipi ka zhvilluar takime shumë të mira. Ishim përpara një Partizani që është kampion, karikimi ishte më i madh. Kemi punuar fortë dhe treguam karakter. Kjo tregon forcën e këtij ekipi, që përballet pa ndroje ndaj çdo kundërshtari. Si ekip kampion. Grupi është forca e këtij ekipi. Njerëzit nuk e besonin se ne tentonim ta fitonim ndeshjen edhe kur ishim 1-1.

Presidenti Kapllanaj nuk vjen në pushim të ndeshjes. E shikonim që Partizanit nuk i lamë hapësira. Nuk jam dakord që loja ishte e barabartë. Ne dominuam sidomos pjesën e dytë, falë edhe tifozëve. Besoj që më i miri në fund fitoi.

Dalja e Bicajt ndikoi disi në ekip, por ne nuk varemi nga 1 apo 2 individë. Mundohemi të japim çdo ndeshje maksimumin”, u shpreh Hidi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"