Për Champions-in rriten “temperaturat”, shifra rekord për Inter-Totenhem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 11:01

Për Champions-in rriten “temperaturat”, shifra rekord për Inter-Totenhem

Tani që rikthimi u konkretizua, “temperatura” e Champions-it është rritur sërish. Interi do nisë angazhimet në Europë në “San Siro”, kundër Totenhemit, të martën 18 shtator (në orarin e ri e të pazakontë 18:55) dhe tifozët zikaltër janë gati për një debutim madhështor. Si? Së pari, duke mbushur stadiumin.

inter

Të mërkurën, ditën e parë e shitjes së lirë për ndeshjen kundër londinezëve në sektorët e jo të përfshirë për të abonuarit, biletaria ka regjistruar shifra të rëndësishme. Duke konfirmuar pritshmërinë e madhe të popullit interist, gjashtë vite e gjysmë pas pjesëmarrjes së fundit në Ligën e Kampionëve që daton saktësisht 13 mars 2012. Për ndeshjen kundër Spërsave në “San Siro” do jetë prezent një publik super, aq sa klubi ka qenë i detyruar të hapë unazën e tretë, ku do mund të akomodohen edhe tifozët anglezë: kuota 60.000 bileta është kaluar, por për të shoqëruar Spaletin në një grup ferri synohet të kapet numri 70.000.

SUKSES – Tifozëria zikaltër, pra, po konfirmohet edhe një herë më e pasionuara në Itali. E falë miniabonimeve edhe ndeshjet kundër Barcelonës (të martën 6 nëntor) dhe kundër Psv Eindhovenit (të martën 11 shtator) do jetë i pranishëm një publik super. Merkatoja verore dhe rikthimi në Champions i kanë garantuar Interit, ndër të tjera, shifra madhështore edhe në kampionat: 37.000 u ezauruan në fillim të gushtit, çka më parë kishte ndodhur vetëm në sezonin e tripletës; duke garantuar një “San Siro” gjysmë plot në çdo ndeshje. Barazimi 2-2 kundër Torinos u pa nga 59.135 persona, rreth 2 mijë më shumë krahasuar me ndeshjen e parë në shtëpi të kampionatit 2017-’18).

icardi.inter.2017.18.braccialarghe.festa.ANSA.750x450

EUROPA – Sezoni i tripletës ka qenë, normalisht, një nga më të pasurat dhe për momentin duket i pakapshëm. Me në krye dy ndeshjet kundër Barcelonës së Guardiolës (në gjysmëfinale) dhe Çelsit të Ançelotit (në 1/8-at) që kapën secila mbi 80.000 spektatorë. Këtë vit është një tjetër histori, por së shpejti mund të rikthehen shifrat spektakolare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"