“Për çfarë e ke atë m*t VAR-i?”, zbulohen fjalët e Arturo Vidal që tërbuan arbitrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 20:01

“Për çfarë e ke atë m*t VAR-i?”, zbulohen fjalët e Arturo Vidal që tërbuan arbitrin

Arturo Vidal vazhdon makthin e tij të veçantë kundër Real Madrid. Jo vetëm për shkak të humbjeve, por sepse karakteri i tij tashmë e ka bërë atë të largohet dy herë me karton të kuq, edhe në kohën kur Vidal u aktivizonte me Bajernin dhe u ndeshën në Champions me madrilenët.

vidal 1

Mesfushori Kiliani u nxe aq shumë kur arbitri Entoni Tejlor nuk sinjalizoi një penallti ndaj tij të shkaktuar nga Varan sa që pa një të verdhë të dyfishtë në vetëm dhjetë sekonda. Arbitri, shumë afër lojës, e pa aq qartë sa që ai nuk shkoi as ta shihte në VAR. “Gol TV” ka treguar fjalët e Vidal, dukshëm i nervozuar, ai i thotë arbitrit anglez , duke bërtitur ngjitur fytyrës së tij:

“Për çfarë e ke atë m*t VAR-i kur nuk e shikon.”

Mesfushori zikaltër u largua me karton të kuq kur skuadra e tij ishte në humbje me rezultatin  1-0. Ky veprim i Vidalit nuk u prit mirë nga Interi ku nuk ngurroi ta gjobisi mesfushorin në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"