“Për çdo zgjidhje, kanë nga një problem! Më mirë mos i dëgjoni”/ Rama u përgjigjet kritikëve për ceremoninë e boksierit Florian Marku! Ja dallimi me pritjen për Luiza Gegën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2022 | 11:36

“Për çdo zgjidhje, kanë nga një problem! Më mirë mos i dëgjoni”/ Rama u përgjigjet kritikëve për ceremoninë e boksierit Florian Marku! Ja dallimi me pritjen për Luiza Gegën

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të shumta që kanë ardhur në adresim të qeverisë për organizimin e ceremonisë në nder të Luiza Gegës dhe boksierit Florian Marku.

RAMA

Gjatë fjalës së tij, Rama solli në vëmendje një shprehje të Anjshtajnit “më mirë mos i dëgjoni se për çdo zgjidhje, ata kanë një problem’.

Sipas Ramës, Luiza Gega ka marrë mbështetjen e plotë nga qeveria. Kreu i qeverisë thotë se dallimi mes ceremonisë së zhvilluar për Gegën është se ajo u prit me nderimin më të lartë, e cila u bëhet vetëm krerëve të shteteve.

“Mes një kampioneje të Europës, Luiza Gegës dhe një kampioni si Floriani i cili po vazhdon ta ngjisë drejt majës flamurin tonë kombëtar. Siç mund ta keni ndjekur, suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi të përzierë me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës. Për arsye të mos arsyes, shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzierë me fjalë pa vend, pa lidhje sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e degdisur e syrgjynosur madje, deri në Kenia në Afrikë, për shkak se ka vrapuar vetëm. Natyrisht për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet, qeverisë.

Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë Luizës ishte një përpjekje për të marrë pjesë që nuk na takonin në suksesin e saj. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjhithi i saj. Nuk është e vërtetë se duke nderuar Luizën dhe duke i vendosur në dispozicion ceremonialin e shtetit, ne u përpoqëm të përdorim suksesin e saj. Edhe sikur të mos bënim asgjë, këta njerëz do thonin, ja e shpërfillëm. Ndaj ne vazhdojmë që të vrapojmë më shpejt dhe të mos humbasim kohë me njerëzit negativ.

Anjshtajni kishte një shprehje ‘më mirë mos i dëgjoni se për çdo zgjidhje, ata kanë një problem”. Një gjë e ngjashme nisi për ceremoninë për Florianin. Ndërkohë që sot jemi këtu për të celebruar një histori njësoj si të qindra shqiptarëve. Që si fëmijë apo në moshë shumë të vogël, kanë shkuar në emigracion dhe bëjnë sukses. Po bëjnë një sukses që nuk bëjnë lajm. Suksesi i Florianit bën lajm, dhe suksesi i Florianit është kuqezi.

Nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por meqë disa e duan, po them që në aspektin ceremonial, ne e kemi bërë dallimin. Ne e kemi nderuar Luizën me kordonin e madh i cili është më i larti në shkallën e vlerësimeve dhe iu takon krerëve të shteteve, iu takon personaliteteve të mëdha, politike dhe shoqërore që kanë një impakt të rëndësishëm në këtë vend. Është sëbashku me Angela Merkelin, Donald Tusk dhe me kardinalin Parolin, shefin e diplomacisë së Vatikanit” – tha Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"