“Për 5-10 minuta Mesi krijon një hartë në mendje”, Pep Guardiola sqaron si argjentinasi “lexon” lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 18:23

“Për 5-10 minuta Mesi krijon një hartë në mendje”, Pep Guardiola sqaron si argjentinasi “lexon” lojën

Pep Guardiola ka sqaruar se si në shumë pak minuta në çdo fillim ndeshje Lionel Mesi, ndërton një hartë në mendjen e tij, duke lexuar lojën.

mesi

Në një dokumentar të “Amazon”, trajneri katalanas, i cili ka përjetuar suksese të mëdha me Barcelonën dhe Mesin, ka sqaruar se si argjentinasi, bën matematikë në mendjen e tij dhe lexon lojën.

“Ai sheh gjithmonë djathtas, majtas, djathtas, majta…. Lëviz kokën. Nuk e humbet lojën. Merr pjesë normalisht. Ai nuhat pikën e dobët të kundërshtarit, në katërshen e mbrojtjes. Pas 5-10 minutash, ai ka hartën në mendje. E di fiks se ku do të lëvizë dhe ku do të fitojë më shumë hapësirë për të sulmuar. Është gjeni. Është i jashtëzakonshëm. Jetojmë në kohën e tij, kështu që duhet ta shijojmë”, shprehet Pep Guardiola.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"