Peposhi: Pas traversës në Laç, premtoj gol ndaj gjirokastritëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2017 | 9:56

Peposhi: Pas traversës në Laç, premtoj gol ndaj gjirokastritëve

Korabi ka mbyllur dje paradite përgatitjet në Pezë-Helmës dhe është gati për Luftëtarin, ndeshje kjo që do të luhet sot, në orën 16:00, në “Elbasan Arena”. Fill pas seancës, lojtarët janë lënë të lirë dhe pritet që mblidhen sot në orën 10:00 për të konsumuar drekën dhe më pas do të marrin rrugën drejt Elbasanit. Pra, këtë javë klubi ka shmangur grumbullimin një ditë para ndeshjes dhe pritet që skuadra të rrugëtojë brenda ditës.

Korabi formacioni

Dibranët, edhe pse nuk kanë objektiva në këto 7 javë, duke qenë se rënia është e pashmangshme, do e trajtojë takimin e sotëm për të afirmuar të rinjtë, siç ishte Murrja. Ndërkohë që risia e ndeshjes së sotme ndaj Luftëtarit do të jetë debutimi si titullar i Krajës si mesfushor i djathtë, por skuadrës do t’i mungojnë dy Arditët, mbrojtësi Ardit Peposhi dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj, të cilët kanë probleme dëmtimi.

Megjithatë, stafi teknik e ka gjetur zgjidhjen shpejtë, ndërsa pritet që vendin e sulmuesit Hoxhaj ta mbulojë Denis Peposhi. Ky i fundit, gjatë një prononcimi për “Panorama sport”, shprehet se skuadra tentojë të bëjë surprizën, edhe pse pretendime nuk kanë më.

Denis peposhi Korabi

“Edhe pse Korabi nuk ka objektiva në këtë takim, ne do të tregojmë vlerat tona si një ekip dinjitoz. Duam të dëshmojmë se luajmë bukur, por pse jo edhe të surprizojmë. Sigurisht që skuadra e Luftëtarit ka cilësi dhe ndodhet në vallen e pretendentëve për një biletë në Europë. Edhe pse e vështirë, ne do bëjmë çmos për të qenë ‘fair play’. Unë, nëse Laçit i kam tronditur traversën, gjatë kësaj faze shpresoj që Luftëtarit t’i tund rrjetën duke shënuar për Korabin”, tha Peposhi.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"