Peposhi “kërcënon” Skënderbeun: Do ta bëjmë të vuajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2017 | 13:55

Peposhi “kërcënon” Skënderbeun: Do ta bëjmë të vuajë

Korabi nuk e ka zgjatur më shumë se 10 minuta analizën e ndeshjes me Laçin, ku dibranët pësuan humbjen e radhës me shifrat 2-0. Trajneri Gerd Haxhiu u ka bërë thirrje lojtarëve të shikojnë përpara, duke u fokusuar pikërisht te sfida në Korçë ndaj Skënderbeut.

Në këtë takim pritet që skuadra të jetë më e plotë. Sipas të gjitha gjasave do të rikthehet titullar portieri Tedi Laço, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin.

Ardit Peposhi Korabi

Një tjetër rikthim i rëndësishëm është edhe Ardit Peposhi. Mbrojtësi i majtë nuk u trembet korçarëve, teksa beson se Korabi mund të bëjë surprizën.

“Sigurisht që luajmë ndaj një skuadre kampionësh dhe nuk është aspak e lehtë për të marrë një rezultat pozitiv. Gjithsesi, në këtë takim, ekipi është më i plotë në formacion. Jam i bindur se do të arrijmë t’ia bëjmë të vështirë Skënderbeut. I kemi mundësitë që të bëjmë surprizën dhe Skënderbeu të vuajë ndaj nesh. Jemi skuadër që nuk kemi synime, por nuk kemi çfarë të humbim, kështu që do të tentojmë surprizën në Korçë”, deklaroi dje Peposhi për “Panorama Sport”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"