Pep Guardiola gjen numrin 9, vjen shoku i Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 22:02

Pep Guardiola gjen numrin 9, vjen shoku i Mesit

Mançester Siti është optimist se do të arrijë të transferojë sulmuesin e River Plejtit, Julian Alvarez, shumë shpejt. Talentit 21-vjeçar i skadon kontrata me klubin argjentinas në fund të vitit 2022 dhe kampionët e Anglisë janë një nga skuadrat fortë të interesuara për ta transferuar në Europë.

0_Lionel-Messi-Julian-Alvarez

“Qytetarët” kanë arritur një marrëveshje me Riverin për kartonin dhe Alvarez pritet t’u bashkohet gjigantëve të Premier Ligës në verë. Sipas “BBC”-së, marrëveshja pritet që të zyrtarizohet së shpejti. Alvarez shënoi 18 gola në kampionat në 21 ndeshje me River Plejtin sezonin e shkuar. Paraqitjet e tij me klubin bënë që të tërheqë edhe vëmendjen e kombëtares argjentinase, me të cilën debutoi në qershorin e vitit të shkuar.

Ai debutoi si zëvendësues gjatë Kupës së Amerikës, ndërsa më pas regjistroi edhe tri prezenca të tjera me bardhekaltrit, duke luajtur bashkë me Lionel Mesin. Kështu, Pep Guardiola do të ketë prej sezonit të ardhshëm një numër 9, të cilin e kërkoi aq shumë verën e shkuar, por nuk iu plotësua dëshira pasi dështuan bisedimet me Totenhemin për Herri Kejnin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"