“Pep Guardiola është më i miri në botë”, Klop ironi pas titullit: Jam i njëjti trajner, ai humbësi i finaleve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 18:06

“Pep Guardiola është më i miri në botë”, Klop ironi pas titullit: Jam i njëjti trajner, ai humbësi i finaleve

Një mesazh i thjeshtë, që bëhet special kur lexon se kush është dërguesi. Jyrgen Klop fitoi sërish, e bëri me Liverpulin, e bëri në Premier Ligë, ku titulli u mungonte “Reds”-ave prej ekzaktësisht 30 vitesh. Për këtë arsye trajneri gjerman ka marrë mijëra urime dhe mesazhe.

Jurgen-Klopp-Pep-Guardiola-Liverpool-Manchester-City

“Disa nuk i kam hapur sepse janë shumë dhe nga një pjesë që nuk e njoh direkt”, shpjegon trajneri 53-vjeçar gjatë një interviste për “Bild”. Por njërin e lexoi menjëherë, atë të Arrigo Sakit: “Për mua ishte shumë bukur të merrja komplimentet e tij, sepse për mua ai ka revolucionarizuar futbollin”.

ADMIRIM – Klop shpjegoi se i është afruar karrierës së trajnerit pikërisht duke ndjekur idetë e futbollit të trajnerit italian: “Kisha një ide të përhumbur për të bërë këtë profesion kur te Mainci stërvitesha nga Volfgang Frank. Ai ma qartësoi. Nisa shumë shpejt dhe në mënyrë intensive, duke iu ekspozuar ideve të Sakit. Ai zvogëloi fushën me ide të ndryshme taktike. Ajo që ai i ka dhënë taktikisht futbollit është e pabesueshme. Kalimi nga markimi një për një në atë zonal ishte interesant për t’u vëzhguar dhe studiuar”.

Për këtë arsye, mesazhi i marrë nga Saki për titullin e fituar e bën krenar në mënyrë të veçantë. Pasi fitoi Champions-in në vitin 2019 dhe Premier Ligën një vit më vonë, Klop e lëshon një shigjetë për atë që e përkufizonte si humbës për shkak të shumë finaleve ku ai doli i mposhtur: “Cili është sekreti im?

Nuk e kam modifikuar shumë stilin tim të trajningut krahasuar kur humbisja gjithë ato finale… Duke lënë shakatë mënjanë, ne si staf kemi marrë shumë vendime të duhura. Nëse kam një talent është ai që di të bëj bashkë një grup njerëzish që punojnë mirë. Kam një staf të nivelit të lartë. Punojmë në çdo aspekt dhe kjo na ndihmon që të përmirësohemi. Nuk kemi një sekret, kemi një staf të madh”.

RINISJA – Pavarësisht se Liverpuli po dominonte kampionatin, Klop nuk ishte i sigurt për titullin. Në fakt, pati frikë për shkak të ndalesës prej Koronavirusit se Premier Liga mund të anulohej. “Besoj se rinisja e Bundesligës ishte shumë e rëndësishme për rinisjen e Premier Ligës. Zaifert, presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit, më dërgoi një mesazh për të më uruar për titullin dhe unë iu përgjigja duke e falënderuar për rinisjen e Bundesligës.

jurgen-klopp-believes-player-welfare-at-risk-with-length-of-summer-break

Pa të, do të ishte e pamundur rinisja e futbollit. Bundesliga lëshoi një mesazh të rëndësishëm. Kur kampionati ishte i ndërprerë, kërkoja vazhdimisht informacione nga Gjermania, ku kam një rrjet më të dendur kontaktesh krahasuar me ato angleze”. Por, pavarësisht rinisjes, Klop e shikon të udhës që t’u dërgojë një mesazh paralajmërues tifozëve të tij: “Nuk e kemi zgjidhur problemin, por kemi kuptuar se me masat e duhura parandaluese mund t’i bëjmë bisht. Nuk është futbolli që na pëlqen, por është më mirë se asgjë. Për mua rinisja e Bundesligës ishte një çlirim”.

E ARDHMJA DHE RIVALËT – Një opinion shkon edhe për humbësit: “Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Ndoshta nuk është e drejtë ta them në mënyrë kaq kategorike, sepse nuk i njoh të gjithë trajnerët, por nga ata që njoh është ai që më pëlqen më shumë”. Pas këtyre fitoreve të Liverpulit dikush mendon se do të ishte e drejtë rinisja nga fillimi, duke revolucionarizuar skuadrën, e cila sezonin e ardhshëm do ta nisë e ngopur, por Klop thotë: “Kjo skuadër nuk ka nevojë të revolucionarizohet, sepse kemi djem të uritur përveçse të zotë.

jurgen klop

Është një çështje karakteri. Për ne është e rëndësishme ruajtja e skeletit të kësaj skuadre. Besoj se në një moment pasigurie si ky është më mirë të rinisësh me siguritë që ke. Për këtë duam të vazhdojmë me këta djem. Kemi shumë të rinj me talent të madh që do t’u ushtrojnë presion titullarëve, kështu që është OK kështu.

Për sa i përket merkatos hyrëse, nuk besoj se do të transferojmë Sançon. Bëhet fjalë për një lojtar klasi, i ri, interesant. Por, nëse do të vinte këtë verë, unë do të isha më i surprizuari”. Megjithatë, sigurisht edhe më i gëzuari, ashtu sikurse i vjen një mesazh i firmosur nga Arrigo Saki.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"