Pep: Do luajmë me tru, Benfika nuk ka ç’të humbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2016 | 10:36

Pep: Do luajmë me tru, Benfika nuk ka ç’të humbë

Trajneri Pep Guardi ola nuk është skual ifikuar kurrë më herët se gjysmëfinalja si në kohën me Barcelonën, ashtu edhe në dy sezonet e fundit me Bajernin. pep guardiolaPas fitores 1-0 të ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Benfikës, strategu spanjoll shprehet optimist për kualifikimin.

Si çdo herë nuk mungojnë edhe vlerësimet për fasadë të kundërshtarit. Kujtojmë që konferenca e gjermanëve nisi me vonesë, për shkak të vonesave prej 40 minutash të avionit. Klubi me tradita të mëdha ka kërkuar falje para gazetarëve.

Guardiola, sa i favorshëm është rezultati i ndeshjes së parë në Mynih?

Natyrisht që i favorshëm, pasi janë disa rezultate që na kualifikojnë. Por, ne duhet të fokusohemi në këto 90 minuta sikur luajmë për herë të parë. Duhet të mbrohemi mirë dhe kur të zotërojmë topin të krijojmë shanse goli. Nëse shënojmë një gol, i kemi dhënë vetes gjysmëfinalen. Bajerni do luajë në sulm, pasi nuk është në karakterin e filozofisë sonë të mbrohemi gjatë gjithë kohës. Bajerni fitoi pa Roben dhe Boateng, të cilët janë të dëmtuar.

Si do ndikojë në skemat tuaja mungesa e Gaitan dhe Zhonasit nga Benfika?

Ne kemi pasur vetë probleme me mungesat. Në ndeshjet e rëndësishme kemi luajtur pa qendërmbrojtës. Nëse do flasim për probleme, ne i kemi më të mëdha se Benfika.

Herën e fundit në Portugali humbët me Porton. Cili është krahasimi juaj për dy ekipet portugeze?

Si Porto dhe Benfika janë ekipe të mira. Ne humbëm me Porton, por ai gabim s’do përsëritet. Benfika është klub i madh me histori. Ata kanë kualitete të larta dhe këtë e evidentuam në ndeshjen e parë. Ata nuk kanë çfarë të humbin.

Kualiteti luan rol, por sa i rëndësishëm është mentaliteti dhe karakteri i lojtarëve, pa të cilin s’do kishit fituar ndaj Juventusit?

Rezultati është më i rëndësishmi dhe pasoja e kualitetit. Pa pasion për futbollin dhe pa mentalitet është e pamundur të ndihmosh lojtarët. Në këtë aspekt nuk kemi probleme, pasi Bajerni e ka treguar gjatë gjithë historisë karakterin dhe mentalitetin e vet. Ne e njohim Benfikën. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Unë jam i qartë se si duhet të luajnë lojtarët e mi. Nëse në finalet e tjera kemi qenë të nxituar, këtë herë do përdorim më shumë trurin për të mbrojtur investimin tonë gjatë ndeshjes dhe gjithë sezonit.

Ashtu si në Londër ndaj Arsenalit dy vite më parë, në Lisbonë do t’ju shoqërojë edhe ish-presidenti Uli Hënes. Ju sjell fat prania e tij?

Jam shumë i lumtur që Hënes së bashku me gruan e tij erdhën në Lisbonë. Fansat e Bajernit e njohin më mirë sesa unë ish-presidentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"