Pengu i Hasanit te mesazhi për tifozët e Kukësit: Jo pikërisht sot…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2017 | 20:27

Pengu i Hasanit te mesazhi për tifozët e Kukësit: Jo pikërisht sot…

Edon Hasani ka zgjedhur që t’i japë lamtumirën Kukësit nëpërmjet një mesazhi të postuar në rrjetet sociale ku përshëndeste të gjithë tifozët e verilindorëve si për mbështetjen, ashtu edhe për kritikat. Lojtari i cili ndërpreu sot kontratën me Kukësin, ka treguar pengun që kishte për shkëputjen para kohe nga kjo skuadër, ndonëse është i sigurt se ka dhënë edhe ai kontributin e tij që verilindorët të mbyllin sezonin me një trofe shumë të rëndësishëm.

hasani

Postimi i Hasanit

Çdo fillim e ka një fund, por asnjëherë nuk do doja të përfundonte kështu dhe pikërisht sot…

Faleminderit të gjithëve, i madh e i vogël, ata që më kanë dashur e vlerësuar dhe ata që kanë pasur pakënaqësi e kritika për mua, ju falënderoj të gjithëve. Ju faleminderit së pari për kritikat pasi ato më kanë “detyruar” të jap më të mirën time për këtë fanellë dhe për besimin i cili më ka motivuar akoma më tepër.

Faleminderit të gjithëve pa përjashtim. Tre vite shumë të mira në Kukës, ku kam fituar edhe trofe, por më i rëndësishmi është rrugës. Kam dhënë edhe unë kontributin tim për trofetë, për turet e kaluara dhe për “njërën dorë” që Kukësi ka vendosur sot tek Titulli Kampion duke derdhur djersë e duke sakrifikuar në shumë situata.

Kemi treguar që i bëjmë realitet ëndrrat dhe jam i bindur për suksesin, edhe pse nuk do të jem aty për ta shijuar atë. Futbolli nuk është i përjetshëm, por e rëndësishme është që kudo të luaj, të lë sadopak shenjë të mirë dhe të krijoj vlerësim për Hasanin.

Faleminderit të gjithëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"