Pengesë janë azerët, Armando Cungu thuajse ka gati formacionin kundër Keshlas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 12:18

Pengesë janë azerët, Armando Cungu thuajse ka gati formacionin kundër Keshlas

Laçi nuk do “blof” në Ligën e Europës. Turin e parë nuk duan që ta diskutojnë, ndonëse e kanë të qartë se me Keshlan do të jetë e vështirë. Armando Cungu është duke marrë që të gjitha masat, që në Azerbajxhan gjithçka të shkojë sipas planit. Dhe ky është motivi që në formacion nuk do të ketë eksperimente të mëdha.
laci
Mazrekaj me Kërçikun vështirë që do ta kenë një fanellë titullari. Nuk janë në formën optimale, ndaj 11-shja ka shumë të ngjarë që të jetë ajo me të cilën luajtën ndaj Apolonisë në miqësore. Porta i takon Sherrit, në mbrojtje do rreshtohet katërshja Marku-Ignjatoviç-Malota-Turkaj, në mesfushë Lukas Ramos, Lushkja, Deliu e Teko dhe sulmi i mbetet Xhixhës e Nuabuezes. Nga afrimet e verës, në fushë priten vetëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"