Pengesa e fundit për fazën e dytë/ Vllaznia-Laçi, të shohim sa durojnë apo dhurojnë… shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 15:39

Pengesa e fundit për fazën e dytë/ Vllaznia-Laçi, të shohim sa durojnë apo dhurojnë… shkodranët

Java e fundit e fazës së dytë hapet me ndeshjen e sotme mes Vllaznisë dhe Laçit që luhet në orën 18:00 në “Loro Boriçi”. Shkodranët e kanë siguruar prej javësh titullin honorifik, kampionë dimri, por sfida e sotme mund të vendosë shumë për vazhdimësinë e kampionatit.

vllaznia-lACI

Është një 90-minutësh ku do të shikohet se sa duron skuadra shkodrane, pasi ndjekësit e tjerë nuk arritën ta ndalnin, kështu që kurbinasit janë pengesa e fundit për fazën e dytë.

Trepikëshi i Laçit shikohet si dhuratë, jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe për rivalët e tjerë që synojnë të kapin kreun. Laçi i trajnerit Shpëtim Duro ka treguar në fazën e parë se di si mundet Vllaznia, kështu që një sukses i mundshëm i kurbinasve mund ta bënte më interesante pjesën e dytë të sezonit. Laçi është treguar i plogësht me skuadrat e zonës së poshtme, ndërsa me të mëdhatë ka qenë superiore.

Por, nëse të besuarit e trajnerit Brdariç fitojnë këtë takim, i bie që titulli është në dorën e tyre, për të mos thënë një formalitet. Tirana-Skënderbeu, Bylisi-Partizani, Teuta-Apolonia dhe Kukësi-Kastrioti janë çiftet e tjera të javës së 18-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"