Pendohet Karakaçi: Ndjesë tifozëve dhe trajnerit Gjoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2016 | 9:00

Pendohet Karakaçi: Ndjesë tifozëve dhe trajnerit Gjoni

Kapiteni i Tërbunit, Abaz Karakaçi, ka munguar në ndeshjen e djeshme ndaj Teutës, ku pukjanët kanë humbur. Shkak janë bërë polemikat dhe akuzat që ai ka hedhur në drejtim të trajnerit Gjoni, për të cilat lojtari duket se është penduar. karakaci“Më vjen keq që nuk e kam ndihmuar skuadrën në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për ecurinë. Mungesa ime ka ardhur pas deklaratave që kam bërë në adresë të trajnerit Gjoni, të cilat kanë qenë deri diku të nxituara, të ndikuara edhe nga problemet që kemi pasur në skuadër.

Megjithatë, dua t’u kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve pukjanë, si dhe trajnerit të skuadrës, i cili ashtu si të gjithë ne lojtarët ka sakrifikuar shumë për ekipin e Tërbunit dhe u ka qëndruar afër të gjithë futbollistëve. Shpresoj që në ndeshjet në vijim të rikthehem në ekip”, ka mbyllur Karakaçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"