Pendohet braziliani Melo, futbollisti i Partizani fshin postimin e lamtumirës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 18:24

Pendohet braziliani Melo, futbollisti i Partizani fshin postimin e lamtumirës

Braziliani i Partizanit Melo, postoi  ditën e djeshme në “Instagramin” e tij një foto ku njoftoi divorcin me klubin e kuq. “Mirënjohje të përjetshme për këtë etapë të rëndësishme të jetës sime. Shumë faleminderit Partizani për besimin, tifozët për mbështetjen e tyre dhe futbollistët për miqësinë e tyre. Nuk do ta harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të shkëlqyeshëm”, shkroi 27-vjeçari.

Melo

Ky postim habiti edhe vetë drejtuesit e klubit kryeqytetas që e kishin konfirmuar lojtarin edhe për një sezon tjetër, duke qenë se kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm. Gjithsesi braziliani duket se është penduar për atë që ka bërë.

Melo5

Ai postim nuk figuron më në “Instagramin” e Melos, i cili mesa duket nuk e ka ditur që ka edhe një vit kontratë me Partizanin. Braziliani e fshiu postimin duke konfirmuar kështu qëndrimin tek Partizani edhe për sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"