Penalltitë sezonale, ja cila skuadër mban rekordin e 11-metërshave në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 23:30


Penalltitë sezonale, ja cila skuadër mban rekordin e 11-metërshave në Serinë A

Milani rikthehet te fitorja, pas katër ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet, ku kjo shije kishte munguar. Gjithsesi, edhe dje ndeshja u zhbllokua nga kuqezinjtë me anë të një 11- metërshi, i cili është i 15-ti i fituar prej tyre në këtë kampionat.

milan

Por duke iu referuar statistikave OPTA dhe detajeve që ato kanë nisur të grumbullojnë nga sezoni 2005-2006, vetëm Lacio (18) dhe Xhenoa (16), gjatë sezonit të kaluar, kanë fituar më shumë penallti sesa Milani, brenda një viti futbollistik.

Dhe ndoshta, duke ruajtur këtë “trend”, Milani deri në fund të Serisë A sivjet pritet të vendosë një rekrod të ri 11-metërshash brenda një sezoni të vetëm.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/