Penalltitë kthehen në makth për Kukësin, verilindorët kanë shpërdoruar më shumë se gjysmën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 14:30

Penalltitë kthehen në makth për Kukësin, verilindorët kanë shpërdoruar më shumë se gjysmën

Kukësi ishte vetëm një penallti larg mbijetesës në mënyrë matematikore në elitë, pasi nëse Gjelbrim Taipi do të shënonte ndaj Erzenit dhe skuadra do të merrte tri pikët, nuk do të ishte në ethet e mbijetesës.

Kukesi festa

Tani verilindorët do të luajnë gjithçka në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias në transfertë, ku do t’i mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur vendin e shtatë. Edhe pse për pjesën më të madhe të skuadrave një penallti në favor është një plus i madh, për Kukësin ka rezultuar krejtësisht e kundërta. Jo vetëm që lojtarët kanë humbur pjesën më të madhe të tyre, por edhe kur kanë shënuar, skuadra nuk ka fituar.

PENALLTITË – Meqenëse fati i Kukësit ishte i varur tek ajo penallti e humbur ndaj Erzenit, “Panorama Sport” u ka bërë një skaner 11-metërshave të bluve përgjatë këtij sezoni. Shifrat tregojnë se 11-metrat janë një “makth” për skuadrën e Rraman Hallaçit, pasi vetëm në një rast i ka dhënë pikë, pikërisht në barazimin me Bylisin para dy ndeshjesh, kur kapiteni Gjelbrim Taipi barazoi në minutën e dhjetë shtesë. Në gjashtë sfidat e tjera kur kanë fituar një penallti, ekipit nuk i ka bërë punë, pasi nuk ka pasur reflektim në marrje pike shtesë.

Në total, verilindorët kanë fituar shtatë penallti këtë sezon, prej të cilave kanë humbur katër dheshënuar vetëm tri. Një treguespër presionin e madh të skuadrëspër të marrë pikë, siç e tregoi edhe sfida e fundit me Erzenin. Sa u përket rezultateve, Kukësi nuk ka fituar në asnjë ndeshjekur ka pasur një 11-metërsh nëfavor, duke humbur në katër prejtyre dhe barazuar në tre të tjerë.Në fakt, tri penallti Kukësi i kamarrë kur përballë ka pasur Erzenin, por si për ironi të fatit i kahumbur të tria, ndërsa fitoren evetme këtë sezon me shijakasite ka arritur kur nuk ka pasurpenallti në favor.

Nga ana tjetër,te Kukësi nuk ka pasur as qartësi se cili është lojtari që i merrpërsipër, pasi në fillim i godisteEdi Basha, më pas Gabriel Barbosa dhe në fund situatën e morinë dorë kapiteni Taipi. Me pakfjalë, penalltitë në favor kanëqenë një “mallkim” më vete përskuadrën përgjatë këtij edicioni,ndërkohë që kanë edhe një ndeshjetë fundit për të luajtur, atë me Egnatian. Në një situatë të tillë, në Kukës “luten” të mos u duhet penalltia për të marrë rezultatin, sepse nuk i dihet se ç’mund t’u rezervojë fati.

Llogaritë- Përpos situatës së vështirë që po kalon Kukësi, skuadra ka ende shumë shanse të arrijë mbijetesën pa pasur nevojën e një ndeshjeje shtesë, sepse rënies direkte i ka shpëtuar. Verilindorëve u mjafton një barazim me Egnatian për ta siguruar, pasi edhe nëse fiton Erzeni dhe shkojnë me pikë të barabarta, në ndeshjet direkte janë në barazi totale, por ka një golavarazh shumë më të mirë. Për më tepër, ka përballë një skuadër që ka realizuar objektivat dhe i ka të gjitha shanset ta shpëtojë sezonin.

KUKESI (1)

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"