Penalltitë e pritura nga Bufon, ja “viktimat” e gardianit 40-vjeçar. Nuk mungojnë Ronaldo, Toti apo Figo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 19:47

Penalltitë e pritura nga Bufon, ja “viktimat” e gardianit 40-vjeçar. Nuk mungojnë Ronaldo, Toti apo Figo

Në “palmaresin” e tij janë Ronaldo da Lima, Toti, Baxho dhe nga e marta në mbrëmje edhe “Papu” Gomez. Ajo kundër Atalantës ishte penalltia e 31-të e pritur nga Xhanluixhi Bufon në më shumë se 20 vite karrierë, një tjetër përgjigje e fortë, kundrejt atyre që shpeshherë e kanë komentuar refleksin e tij nga 11 metrat, si pikën më të dobët të portierit. Por rikthimi në fushë pas dy muajsh dëmtim në pulpë dhe vetëm dy ditë pas 40-vjetorit të tij, kapiteni i Juves jo vetëm rifitoi me meritë vendin në portë, por ishte deciziv, në suksesin e gjysmëfinales së vajtjes, në kupë, kundër Atalantës.

bufon

E PARA, 18 VJEÇ – Ajo ndaj Gomezit ishte e dyta sezonale e pritur, pas asaj kundër Kaljarit, në javën e parë të Serisë A. Por ndërsa ajo me Atalantën ishte penalltia e fundit e ndalur, e para që Bufon frenoi është larg në kohë, saktësisht më 1 dhjetor 1996. Nuk kishte mbushur ende 19 vjeç dhe vishte bluzën e Parmës. Kishte pak më shumë se një vit që kishte debutuar dhe përpara gjente Oliver Bierhofin e Udinezes. Bufon e ndal në tentativën e parë, por nuk bllokon topin, ndërsa gjermani e dërgon pas përplasjes sërish në rrjetë. Pas saj, vijuan pritjet e bëra në Champions kundër Dortmundit, një Mëlerit e një Shapuizasë dhe disa muaj më vonë, ndaloi edhe “Fenomenin” Ronaldo.

penalltite bufon

FIGO DHE KOMBËTARJA – Një ndër më të rëndësishmet që ka ndalur ka qenë ajo ndaj Luis Figos, në gjysmëfinalen e Champions-it, 2003, kundër Realit të Madridit, ndeshja që pa Nedvedin të humbë finalen, por Juventusi fitoi 3-1 dhe më pas, u dënua nga Milani, në Mançester pas penalltive. Ndërkohë, me kombëtaren, Bufon numëron 5 penallti të pritura. E para kundër Koresë së Jugut, në Botërorin 2002, ndeshja e padrejtësive të mëdha kundër Italisë, ndërsa e fundit është ajo e vitit 2015, kur ndali shokun e tij të skuadrës, kroatin Manxukiç.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"