Penalltia në derbi, mbrojtësi i Erzenit përgënjeshtron Kallakun: Janë filma të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2023 | 16:57

Penalltia në derbi, mbrojtësi i Erzenit përgënjeshtron Kallakun: Janë filma të tij

Mbrojtësi i Erzenit, Ardit Iljazi, u bë protagonist në minutën e 7- të të takimit ndaj Teutës në duelin që pati në zonë me Sherif Kallakun, i cili fitoi një penallti të kontestuar gjatë nga shijakasit.

kallaku

Pas ndeshjes, fantazisti i Teutës deklaroi se kontaktin në penalltinë e fituar e pranoi edhe në një bisedë që kishte pasur pas ndeshjes me Iljazin. Mirëpo, ky i fundit konfirmoi dje për “Panorama Sport” se diçka e tillë nuk ka ndodhur me lojtarin kundërshtar.

“Jo, nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Kallaku. Janë filma të tij. Penalltia nuk qëndronte, unë nuk e kam prekur fare”, ka thënë shkurtimisht Iljazi. Ndërkohë, Kallaku nga ana e tij është i vendosur se kishim të bënim me 11-metërsh neto.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"