Penalltia e Ronaldos, shpërthen vëllai i Insinjes: Ju jeni shkatërruesit e futbollit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2019 | 15:20

Penalltia e Ronaldos, shpërthen vëllai i Insinjes: Ju jeni shkatërruesit e futbollit italian

Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Xhenoan ditën e djeshme, në një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë.ronaldoo

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit me rezultatin 1-1, ishte Ronaldo i cili shndërroi në gol një penallti të fituar po nga ai vetë, në minutën e 96’. Pikërisht ky 11-metërsh i fituar ka ngjallur polemika të shumta në Itali, teksa thuhet se rasti i minutës së fundit nuk ishte penallti.

Për këtë ka reaguar ashpër edhe vëllai i Lorenco Insinjes, Marko, i cili në një postim në “Instagram”, ka postuar videon nga momenti i penalltisë dhe shkruan: “Ku është VAR-i? Ju jeni shkatërruesit e futbollit italian.”


View this post on Instagram

• Il VAR dov’è? ?‍♂️ Siete la rovina del calcio italiano! #arbitriitaliani

A post shared by Marco insigne ⚡️ (@marcoinsigne_mi) on

Pikërisht ky është një nga episodet për të cilin flitet shumë në Itali, duke e bashkangjitur edhe me kartonin e kuq të dhënë për lojtarin e Xhenoas, Françesko Kasata në minutën e 51’, në mesin e fushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"