Penalltia e Laçit në limite, reagon portieri i Luftëtarit: Jam i bindur se nuk ishte!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2019 | 22:03

Penalltia e Laçit në limite, reagon portieri i Luftëtarit: Jam i bindur se nuk ishte!

Në minutën e 94-t të ndeshjes Luftëtari-Laçi u akordua një penallti në favor të kurbinasve që shkaktoi kaos në stadiumin “Gjirokastra”.

lUFTETARI

Bluzinjve u iku fitorja nga duart, pasi nga pika e bardhë barazoi Nuabueze për kurbinasit. Protagonist në aksionin që solli 11-metërshin ishte edhe portieri Avernold Qyrani, i cili bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore me fanellën e Luftëtarit.

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, portieri gjirokastrit foli lidhur me rastin e 11-metërshit. “Jam i bindur se nuk kisha asnjë lidhje me penalltinë. Nuk kam bërë unë faull, por kundërshtari. Në zonën time kam ngritur duart, kjo ka qenë e gjitha. Më vjen keq që ndodhi ashtu. Mendoj se bëra mirë në ndeshjen time të parë zyrtare në Superiore. Do të jap maksimumin tim sa herë të më besohet aktivizimi”, deklaroi 21-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"