“Penalltia e Kastriotit? Nuk më intereson”, trajneri i Apolonisë: Ata shkaktuan 250 faulle dhe asnjë karton, kurse ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 16:03

“Penalltia e Kastriotit? Nuk më intereson”, trajneri i Apolonisë: Ata shkaktuan 250 faulle dhe asnjë karton, kurse ne…

Trajneri i Apolonisë Xhovani Kolela u shpreh i zhgënjyer me gjykimin në sfidën ndaj Kastriotit, e cila na përfundoi me rezultatin 1-1.
bandicam 2020-11-21 15-54-57-560

Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, tekniku italian u ankua se krutanët shkaktuan mjaft faulle në dëm të ekipit të tij dhe nuk u ndëshkuan me kartona, ndërsa ekipi i tij që bëri lojë korrekte mori karton të verdhë.

Për penalltinë e dhënë për Kastriotin 5 minuta nga fundi i ndeshjes, Kolela nuk e komentoi.

“Keqardhje për barazimin– Ishte ndeshje e ekuilibruar dhe normale. Skuadra luajti mirë, mund të bënte mirë pas golit që shënuam. Jemi ekip i ri dhe në rritje. Të gjithë ishin të gjithë mirë.

Penalltia e Kastriotit – Nuk kam parë asgjë, nuk më intereson.

Gjykimi – Tranzicioni ishte i drejtë, ata shkaktuan 250 faulla ndaj nesh, dhe marrim kartona kur s’bëjmë faull”, deklaroi Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"