Penalltia e dyshimtë e Bylisit, ja çfarë u tha Jorgji lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 14:36

Penalltia e dyshimtë e Bylisit, ja çfarë u tha Jorgji lojtarëve

Gjykim gati-gati perfekt, por deri në të 86-ën. Asnjë moment i që linte hapësirë për kontestim, madje Enea Jorgji veproi në shumicën e rasteve, përfshi edhe dy kartonët e vetëm të verdhë që dha ndaj Buzit dhe Sentamusë.

bylis tirana penalltia

I pari e mori për ndërhyrje të ashpër në mesfushë, ndërsa i dyti pasi nuk u çua në këmbë sapo arbitri kërkoi ndërhyrjen e barelës për ta marrë lojtarin e dëmtuar.

Megjithatë, situata ndryshoi me atë penallti që u akordua në favor të Bylisit, e cila ka hapur shumë debat.

bylis

Ai moment, sado që ta shohësh dhe rishohësh, të krijon vend për paqartësi. Në pamje të parë duket një këmbë e Turtullit pranë Muratajt, por që ta thuash me garanci të plotë që kontakti i mbrojtësit ekziston apo është një “vjedhje” e mesfushorit me tipare sulmuese, këtu duhen jo vetëm pamjet filmike nga kënde të tjera, por edhe një gjykim më profesional nga moviolistët.

Sikundër u pa në fund të ndeshjes, bardheblutë e kontaktuan ashpër këtë vendim, madje u panë te Jorgji disa nga futbollistët për t’i kërkuar në një lloj forme llogari.

Jorgji-Cokaj-Avdo

Gazeta është munduar që të zbulojë edhe bisedën e lojtarëve kryeqytetas me gjyqtarin, i cili mësohet se ka thënë: “Kontakt ka, dikush e ka goditur”.

Me fjalë të tjera, gjyqtari pretendon se në mos Turtulli, mund të ketë pasur kontakt Musa në atë çast, pasi kur Murataj futet në zonë, ai është i rrethuar pikërisht nga qendërmbrojtësit. Në mbrëmje edhe vetë klubi i Tiranës reagoi, duke reklamuar atë 11-metërsh. Ndërsa postuan videon e penalltisë, ata shkurtimisht shkruanin: “E turpshme!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"