Penalltia duhej dhënë, Brazili s’favorizohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2014 | 23:13

Penalltia duhej dhënë, Brazili s’favorizohet

SkolariTrajneri Luis Felipe Skolari i del në krah arbitrit Juiçi Nishimura, duke gjykuar se penalltia e dhënë në favor të Brazilit të tij ishte. Ndërsa miliona tifozë të Botërorit kanë qenë të indinjuar për gjykimin e keq, braziliani u shpreh: “Unë nuk jam këtu që të përcaktoj nëse penalltia ishte apo jo, por e kam parë këtë aksion dhjetë herë në televizion dhe për mua penalltia ishte. Është një çështje interpretimi, për mua arbitri bëri mirë. Ai ishte njeriu që duhej të vendoste dhe kështu vendosi. Sa i përket takimit, ne bëmë gabime, por për këtë do të flas me ekipin tim në privatësi”. Përveç fitores së parë, ajo që e kënaq më shumë brazilianin është atmosfera e krijuar nga mbështetësit. “Tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Asnjë nuk do të thotë më se mbështetësit këtu në San Paolo s’e ndihmojnë Brazilin”.
Përgjigjja – Kolegu i tij i Kroacisë, Niko Kovaç, ishte shumë i ashpër dhe favorizimin ndaj Brazilit e quajti një cirk. Por një reagim i tillë, teknikut të verdhejeshilëve nuk i vjen aspak mirë. “Brazili ka fituar pesë kampionate botërore, a ishin edhe këto pesë cirke? Ndoshta ne nuk kemi pasur njerëz si Pele, Garrinça, Romario, Ronaldo, Ronaldinjo dhe Nejmar? E kuptoj kolegun tim dhe e respektoj opinionin e tij, por nuk më duket se Brazili i ka fituar pesë kampionate botërore falë favorizimeve”.
Falënderimi – Skolari ka qenë i kënaqur me atë që futbollistët dhanë në fushë. “Djemtë ishin fantastikë. Ata e kanë përmbysur rezultatin, edhe pse kishin shumë presion këtu në shtëpi. Ishin të zotë të reagonin të fitonin”. Pas tri pikëve të para, tekniku e ka të vështirë që të japë një mendim, nëse kalimi i turit është afër. “Nuk arrij që të flas tani për këtë gjë. Në fillim, kualifikimin duhet ta fitojmë. Fitorja na jep pak frymëmarrje, tani e kemi të qartë se takimi i radhës duhet fituar. Kartonët e marrë? Kur të vijnë 1/ 8-at ata do të fshihen”.
Përgatiti: IRGIS HYSENAJ

Penalltia duhej dhënë, Brazili s’favorizohet”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"