“Penalltia 2 metra jashtë zone”, shpërthen trajneri i Partizanit B: Arbitri ia dhuroi fitoren Burrelit, fati ynë i mirë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 9:12


“Penalltia 2 metra jashtë zone”, shpërthen trajneri i Partizanit B: Arbitri ia dhuroi fitoren Burrelit, fati ynë i mirë që…

Partizani B humbi dhe Dritan Mehmeti e thotë hapur se kjo ishte një “dhuratë” nga arbitri. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri tha:

mehmeti

“Mund ta konsideroj këtë fitore të Burrelit më shumë se një ‘dhuratë’ nga arbitri. Penalltia dy metra jashtë zone, portieri pret me dorë jashtë zone dhe nuk ka as karton të kuq. Ju e patë vetë, videot janë. Fati ynë i mirë që kjo ndeshje u dha edhe në televizor. E çfarë mund të thuash për këtë futboll.

E njëjta histori ka qenë edhe në Burrel. Deri në minutën e 84-t, ka pasur dhunë psikologjike. Lojtarët tanë janë të rinj, nuk e përballojnë presionin. Nëse Burreli kërkon të shkojë në Superiore, le të shkojë, por jo të përfitojë në dëm të ekipit tonë”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/