Penallti me b…, kuksiani i Korabit tregon të vërtetën e episodit të çuditshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 22:39

Penallti me b…, kuksiani i Korabit tregon të vërtetën e episodit të çuditshëm

Kukësi fitoi edhe në javën e 34-t përballë Korabit duke ruajtur me fanatizëm kreun e klasifikimit, por në jo pak raste arbitrat janë bërë protagonistë në këtë rrugëtim. Qoftë pozitivisht, kur kundërshtarët dhe rivalët e tyre janë ankuar për këtë gjë, por edhe negativisht kur drejtuesit e Kukësit kanë ngritur zërin kundrejt sektorit të arbitrimit.

Kukesi

 

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, gjyqtari Indrit Myrtja akordoi një 11-metërsh, i cili sipas pamjeve filmike është krejtësisht inekzistent. Në moviolë, vihet re qartë që futbollistit të Korabit, Ergys Kraja, i përplaset topi në fundshpinë, por për kryesorin akordohet 11-metërsh kur kronometrohej minuta e 64-t e cila u shndërrua në gol nga Pero Pejiç për të kaluar Kukësin në avantazh, 2-1.

kukesi penallti

Protagonisti

Në lidhje me këtë moment, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me vetë futbollistin për ta pyetur nëse e ka prekur apo jo me dorë topin në minutën e 64-t. I kontaktuar nga gazeta, futbollisti i Korabit shpjegon momentin.

“E vërteta është që topi më ka prekur në trup dhe në dorë”, shprehet shkurtimisht futbollisti i Korabit në prononcimin për “Panorama Sport”. Bashkë me këtë shpjegim të vetë futbollistit të Korabit, sërish nuk kemi të bëjmë me një 11-metërsh.

kraja

Duke marrë të mirëqenë dhe të vërtetë rrëfimin e futbollistit, pra se e ka prekur topin me dorë që në të vërtetë nuk provohet nga pamjet filmike, rregullorja e qartëson se në momentin kur sfera i përplaset lojtarit në një pjesë të trupit dhe më pas në dorë, nuk kemi të bëjmë me moment që ndëshkohet me 11-metërsh.

Gjithsesi, për gjyqtarin Indrit Myrtja të kolegjiumit të Shkodrës rasti është vlerësuar si i ndëshkueshëm me penallti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"