Penallti e pritur dhe “mburojë” për 90 minuta, ja si vlerësohet Etrit Berisha për paraqitjen kundër ekipit të Berluskonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:48

Penallti e pritur dhe “mburojë” për 90 minuta, ja si vlerësohet Etrit Berisha për paraqitjen kundër ekipit të Berluskonit

Portieri i Shqipërisë dhe SPAL-it Etrit Berisha e nisi sezonin e ri në Serinë B me një paraqitje fantastike. Gardiani kuqezi u vlerësua me notën 9 për performancën në fushë kundër Monzës (0-0).

Photo Claudio Grassi/LaPresse September 25, 2020 Monza MB Italy soccer AC Monza vs SPAL - Italian Football Championship League Serie BKT 2020/2021 - U-Power Stadium. In the pic: Etrit Berisha 1 SPAL saves penalty by Christian Gytkjaer 9 Monza PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xClaudioxGrassi/LaPressex

Në takimin kundër bardhekuqve që drejtohen nga ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri Silvio Berluskoni, Berisha realizoi plot 7 pritje duke bërë të pamundur pësimin e golit. Jo vetëm kaq, por 31-vjeçari u tregua hero duke pritur penallti 8 minuta nga fundi i ndeshjes.

Prej dy sezonesh, Berisha është kthyer në siguri për portën e SPAL-it. Sezonin e kaluar ai u rendit si portieri me më shumë pritje në Serinë A.

Statistikat për PanoramaSport.al nga Sofascore

77efe7cf-d04c-4842-9702-6a895f1ef1e7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"