Penallti dhe humbje, rastësia e çuditshme dhe fati i keq që përndjek Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 17:26

Penallti dhe humbje, rastësia e çuditshme dhe fati i keq që përndjek Luftëtarin

Humbja nuk është asnjëherë mirë, sidomos kur vjen në fillimin e kampionatit. Ajo që i ndodhi Luftëtarit në ndeshjen e parë me Kastriotin nuk është tragjedi, por interesant është fakti që gjirokastritëve u kanë ndodhur disa rastësi të çuditshme që nga rikthimi i tyre në Superiore, 3 vite më parë.

luftetari kastrioti

RASTËSITË- Në të tria ndeshjet e para të sezonit, që nga rikthimi në elitën e futbollit shqiptar, bluzinjtë nuk kanë arritur të shmangin dot humbjen. Skuadra gjirokastrite u mund me Partizanin dy vite më parë, pastaj me Teutën në sezonin e kaluar dhe tani me Kastriotin. Por, rastësia nuk ndalet këtu, sepse këto tri disfata kanë ardhur nga penalltitë. Në të tria ndeshjet hapëse të kampionatit, bluzinjtë janë mposhtur nga pika e bardhë e penalltive. Përfunduan? Ende jo. Sepse në drejtimin e skuadrës gjirokastrite në 3 javët e para të këtyre 3 sezoneve të fundit kanë qenë trajnerë të huaj, Mlladem Milinkoviç, Daniel Fernandez dhe Millos Kostiç.

BESIM- Por, fundi i kampionateve të mëparshëm ka qenë shumë pozitiv dhe kjo bën që në Gjirokastër të mos e shohin si një tragjedi fillimin e kampionatit. Sepse një vit më parë bluzintjë arritën të bënin kualifikimin historik në Kupat e Europës, ndërsa në sezonin e rikthimit i surprizuan të gjithë me lojën e bukur dhe bënë për vete opinionin sportiv shqiptar. Edhe këtë herë kanë shanse për ringritjen, por shpresojnë që largimi i Abazajt dhe Bregut të mos peshojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"