Pëlqyen festimin ushtarak ndaj Shqipërisë, 2 futbollistët e Gjermanisë në hall. I quajnë ambasadorët të luftës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 8:40

Pëlqyen festimin ushtarak ndaj Shqipërisë, 2 futbollistët e Gjermanisë në hall. I quajnë ambasadorët të luftës…

Nuk kanë të mbaru ar kritikat për dy lojtarët e kombëtares gjermane, Ikai Gyndoan dhe Emre Xhan pas një pëlqimi në “Instagram”. Bëhet fjalë për golin e shënuar në fund të ndeshjes ndaj Kombëtares shqiptare. Çenk Tosun shënoi në minutën e 90-të pas një gabimi të Tomas Strakoshës duke festuar më pas së bashku me shokët e skuadrës, me një përshëndetje prej ushtari.

Turqia555

Mesazhi ishte i qartë: solidarizim me presidentin Taip Erdogan, i cili së fundmi ka urdhëruar një sulm ushtarak ndaj kurdëve në Sirinë e Veriut. Për shumë gjermanë kjo do të thotë solidarizim me luftën. Një gjest jo i menduar mirë nga dy lojtarët të cilët tani ndodhen në bankën e të akuzuarve nga opinioni publik gjerman të cilët nuk pajtohen kurrsesi me këtë veprim, i cili mund të ketë pasoja të mëdha për ta.

Në ndeshjen e luajtur ndaj Estonisë, Gyndoan ishte një nga lojtarët më të mirë për gjermanët duke shënuar 2 gola në fitoren 3-0 në Talin. Por kjo pak rëndësi ka për të gjithë, kur bëhet fjalë për një veprim të tillë. Për ata që nuk e mbajnë mend, në foton e famshme midis Ozil dhe Gyndoan, i pranishëm ishte edhe mesfushori i Mançester Sitit. I buzëqeshur dhe krenar, Gyndoan pozonte me numrin 1 të shtetit turk.

dfb-stars-ilkay-guendogan-l-und-emre-can-sind-mit-der-nationalmannschaft-in-der-em-qualifikation-gefordert-

“Me presidentin tim, një nder i madh”, shkruante lojtari në llogarinë e tij pasi takoi Erdoganin. Se si përfundoi ajo histori të gjithë e dimë. Pasojat ishin të mëdha, sidomos për Mesut Ozil i cili u detyrua të tërhiqej nga kombëtarja e Gjermanisë pas shumë kërcënimeve dhe mosmarrëveshjeve me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit. Ndërsa Gyndoan ia hodhi paq duke marrë vetëm disa vërshëllima në stadium nga tifozët gjermanë.

Të rikthehemi te veprimi i fundit, Gyndoan dhe Xhan ishin dy nga 194 mijë personat të cilët pëlqyen postimin e lojtarit turk, por ky pëlqim u hoq menjëherë pasi veprimi i tyre mori ngjyrime politike. Lojtarët janë justifikuar me faktin se kishin pëlqyer lajmim vetëm për faktin se shoku i tyre, Tosun, kishte shënuar dhe vetëm kaq. Duke mos mbështetur asnjë lëvizje të askujt aq më tepër kur bëhet fjalë për luftë.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"