Pellg poshtë fushës, ja “sekreti” i penalltisë së Ronaldos (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 11:55

Pellg poshtë fushës, ja “sekreti” i penalltisë së Ronaldos (Video)

Misteri është “zbuluar”: topi, përpara se Kristiano Ronaldo ta godiste, në penalltinë kundër PSG-së, u ngrit për shkak të një “xhepi” uji të krijuar poshtë shtresës së barit.

Penalltia

E përditshmja britanike “The Sun” ka marrë në pyetje ekspertin e kopshtarisë, Piter Sibruk, nëpunës i Premier Ligës, i cili ka dhënë opinionin e tij “profesional” rreth shkaqeve të 11-metërshit misterioz, që i lehtësoi punën sulmuesit të Realit të Madridit të Madridit për të dërguar topin pas krahëve të portierit të PSG-së, Alfons Areola, pasi fillimisht sfera u ngrit nga fusha e blertë.

4938126E00000578-5392751-image-m-80_1518642549150

“Poshtë një shtrese të rënë, poshtë mund të krijohet me siguri një pellg që, në rast se shkelet apo shtypet në vendin dhe hapësirën e duhur, arrin të ngrejë një peshë të lehët, si topi i futbollit”, kanë qenë fjalët e Sibruk.

 

“Një numër i madh i fushave në Premier Ligë nuk lejon thithjen e ujit, ndaj formimi i pellgjeve poshtë shtresës së blertë është i pamundur. Nuk di të them sesi janë ndërtuar fushat në Spanjë, por ka mundësi që pika e penalltisë të jetë modifikuar: diçka e tillë nuk kërkon shumë kohë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"