Pelegrini rikthehet në Premier Ligë, merr në skuadër edhe Jaja Turenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 11:48

Pelegrini rikthehet në Premier Ligë, merr në skuadër edhe Jaja Turenë

Manuel Pelegrini u zyrtarizua pak orë më parë në stolin e Uest Hemit duke u bërë trajneri më i paguar në historinë e klubit.

PellShirt726_2-696x391

Ish-trajneri i Mançester Sitit hoqi dorë nga 16 milionë paundët që fitonte në stolin e kinezëve të Hebei Çajna Fortjun vetëm për t’u rikthyer në Premier Ligë, ku pritet të firmosë një kontratë 3- vjeçare, nga e cila do të përfitojë 7 milionë paund në sezon. Kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që ai do të sjellë në “London Stadium”.

Dhe ish-futbollisti i tij te “qytetarët”, Jaja Ture, i cili u largua nga “Etihad” pas 8 vitesh këtë sezon, mund të jetë afrimi i parë me parametra zero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"