Pele rrëfen lotët që i shkaktoi Gjermania, ja kë zgjedh mes Mesit, Ronaldos e Nejmarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2016 | 18:22

Pele rrëfen lotët që i shkaktoi Gjermania, ja kë zgjedh mes Mesit, Ronaldos e Nejmarit

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka vlerësuar Lionel Mesin si futbollistin më të mirë në botë. “Mesi është futbollisti i preferuar, por edhe Ronaldo dhe Nejmar janë të zotët.

e0095052461d447ea5de7cd28f9bd9d1-052-kgAC-U150828063001ZjC-620x349@Gazzetta-Web_articolo (1)

Kanë stile të ndryshme në një futboll që ka ndryshuar. Tani luhet më në mbrojtje. Është më e vështirë për të nxjerrë cilësitë e individit (talentit)”,-shprehet ai për “La Gazzetta dello Sport”.

Pele ka rrëfyer se si e priti dështimin e Brazilit në finalet e Botërorit ndaj Gjermanisë (1-7). “Isha 9 vjeç kur e kam parë babain të qajë. Ishte pas humbjes ndaj Uruguait në finalen e botërorit. Dy vite më parë, kur poshtëruam nga Gjermania (1-7), djali im më pa gati në të qarë”,-është shprehur 75-vjeçari.

Aktualisht, ai ndodhet në Milano për të promovuar filmin që mban emrin e tij “Pele”, dhe që flet për vitet e para të karrierës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"