Pejiç te Vllaznia? Ja pse nuk ka asnjë shans

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 23:48

Pejiç te Vllaznia? Ja pse nuk ka asnjë shans

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një lajm për rikthimin e mundshëm të Pero Pejiçit në kampionatin shqiptar, e më konkretisht te Vllaznia.

pejic

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka asnjë shans të ndodhë. Sulmuesi kroat e ka mbyllur për këtë sezon, pasi ka ezauruar aktivizimin në dy klube dhe e ka të pamundur që të luajë në një skuadër të tretë (sipas rregullores së FIFA-s). Pejiç e nisi sezonin 2017-2018 me Kukësin në Ligën e Kampioneve. Pas eliminimit nga Sherif Tiraspol, sulmuesi nuk e rinovoi kontratën dhe u transferua te Sllaven Belupo në Kroaci.

Në këto kushte, për të ndryshuar ambjent, ai ka vetëm një mundësi: të rikthehet te Kukësi. “Jo, nuk është e vërtetë që do të rikthehem në kampionatin shqiptar. Do të vazhdoj kontratën me Sllaven Belupo”, – ka thënë vetë sulmuesi për “Panorama Sport” pak minuta më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"