Pejiç paguan dëmet që shkaktoi gruaja e tij në një aksident

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2016 | 16:03

Pejiç paguan dëmet që shkaktoi gruaja e tij në një aksident

Kthimi i Pero Pejiç te Kukësi, pak ditë më parë, përkoi edhe me një ngjarje të veçantë jashtë fushës së lojës. Në ditën kur futbollisti po prezantohej si blerja e re e verilindorëve, gruaja e tij u përfshi në një aksident me makinë në kryeqytet.

pejic1

Ajo përplasi një të ri 22-vjeçar i cili po qarkullonte me motor, fatmirësisht, pa pasoja të rënda për këtë djalosh i cili si për ironi të fatit ishte me origjinë pikërisht nga Kukësi.

Klubi ka konfirmuar sot se ngjarja është mbyllur me një shtrëngim duarsh, pasi Pejiç ka vendosur që të paguajë të gjitha dëmet materiale për këtë incident, si për sa i përket motorit të prishur, ashtu edhe shpenzimet spitalore të djaloshit.

13769423_849696355161459_3315891854598110369_n

“Katër ditë më parë, kur sulmuesi Pero Pejiç firmosi rikthimin e tij te F.K. Kukësi, bashkëshortja e sulmuesit u përfshi një aksident të lehtë në një nga rrugët e Tiranës ku u përplas me një motor të cilin e drejtonte 22 vjeçari nga Kukësi Edmond Domi.

Fatmirësisht asnjë nga dy palët e aksidentuara nuk patën dëmtime serioze për shkak të kësaj përplasjeje, por vetëm dëme materiale. Kroati ka vendosur të paguajë shpenzimet e aksidentit”, shkruhej në njoftimin e klubit që publikoi foton e Pejiç me familjarët e djaloshit të aksidentuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"