Pejiç: Ishim nën presion. Javën tjetër, e rëndësishme të mos mundemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2017 | 18:52

Pejiç: Ishim nën presion. Javën tjetër, e rëndësishme të mos mundemi

Pero Pejiç shënoi një tjetër dygolësh që e shkëput në majën e listës së golashënuesve të kampionatit, por mbi të gjitha ndihmon Kukësin të mbajë hapin e Partizanit. Kroati tregoi në “Gol pas Goli” se kjo e dyta kishte shumë më tepër rëndësi për të.

pejic

Për suksesin ndaj Laçit

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne pasi siç e dini Partizani fitoi me Tiranën dhe ne jemi në presion sot. Për mua ishte e rëndësishme vetëm fitorja, kush shënoi nuk ka rëndësi. Dy golat janë plus për mua, kemi një javë për të përgatitur ndeshjen me Partizanin”.

Përse festoi duke marrë topin

“Unë dua shumë gola, gjithmonë. Jam te shifra 21 dhe dua më shumë, në çdo ndeshje. Jo vetëm sot”.

Sa pranë titullit e sheh Kukësin

“Jemi barazim me pikë me Partizanin, kemi një rrugë shumë të vështirë para. Kemi një ndeshje të vështirë para dhe për ne është e rëndësishme të mos humbim. Edhe me barazim jemi prapë të parët dhe kemi katër ndeshje deri në fund. Unë besoj te ekipi por duhet të punojmë shumë”.

Për vështirësitë ndaj prapavijës së Partizanit

“Malota është lojtar shumë i mirë, por jo vetëm ai, edhe Krasniqi. Kanë portierin shumë të mirë, Hoxha është i Kombëtares. Unë analizoj gjithmonë kur përgatis një ndeshje ku është kundërshtari më i dobët, më i keq, dhe provoj lojën time. Të shohim, kemi një javë për përgatitje dhe të shohim ku i ka pikët e dobëta Partizani”.

Për rolin e liderit ndaj më të rinjve

“Po, u flas sepse kemi shumë gabime në lojë. E thashë edhe më parë që ishte një ndeshje me shumë presion. Për ne sot nuk kishte rëndësi asnjë rezultat përveç fitores. Ajo ishte e rëndësishme, për tri pikët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"