Pejiç: Ekipi rrit përqëndrimin sa herë që Gjici vjen në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 12:04

Pejiç: Ekipi rrit përqëndrimin sa herë që Gjici vjen në dhomat e zhveshjes

Është ai që ka udhëhequr Kukësin drejt titullit kampion këtë sezon, duke kryesuar edhe listën e golashënuesve të kampionatit. Pero Pejiç me tre golat e tij u dha një tjetër 3-pikësh verilindorëve në rrugëtimin drejt suksesit në Superiore. Pas ndeshjes, ai ka shpjeguar motivimin ekstra në të dytën si dhe dedikimin për golat.

pejic

Tripleta – “Ishte një fitore shumë e vështirë, sepse filloi ndeshja pa katër-pesë lojtarë që luajnë gjithnjë në formacion. Nuk e nisëm mirë, pasi pësuam gol shpejt dhe më pas barazuam me golin tim në 1 me 1. Pjesën e dytë rregulluam diçka dhe shënova me penallti dhe më pas erdhi goli i tretë. E nisëm shumë lehtë ndeshjen, me idenë se do fitojmë lehtë, por patëm probleme. Këto gola ua dedikoj fëmijëve të mi”.

Vështirësitë – “Nuk e di pse, mungoi motivimi, por e rëndësishme është që morëm tri pikët. Rregulluam diçka në pjesën e dytë dhe tani do të presim si do dalë Tirana me Skënderbeun. Edhe Partizani ka një ndeshje të vështirë dhe do shohim. Normal që do jemi të kënaqur me Skënderbeun me një pikë. Nëse gabojnë si ata dhe Partizani, atëherë edhe barazimi është mirë për ne”.

Gjici – “Ishte te dhomat dhe reagoi shumë mirë, pasi unë jam i pari që i pranoj kritikat, sepse nuk luajta mirë. Kur vjen presidenti, ekipi ngrihet dhe më pas u rregullua pjesa e dytë, sepse në futboll duhet të respektosh edhe Korabin, edhe Skënderbeun dhe t’i shohësh njësoj”, ka deklaruar Pejiç për mediat pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"