Pejiç: Dua titullin dhe “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2016 | 12:01

Pejiç: Dua titullin dhe “Këpucën e Artë”

Pero Pejiç e nis në mënyrën më të mirë me Kukësin, me gol dhe trofe. Për kroatin, sfida e radhës është titulli, por edhe “Këpuca e Artë”. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai thotë:

pero pejic

“Jam shumë i kënaqur për golin tim dhe për fitoren e Kukësit. Ishte një ndeshje mjaft e fortë dhe e vështirë, të cilën fatmirësisht e fituam ne. Jam i lumtur për trofeun, pasi të gjithë trofetë janë të rëndësishëm. Fituam ndaj Skënderbeut, kampionëve në fuqi, dhe kjo do të thotë shumë.

Për Kukësin është ngjarje e madhe, pasi ka fituar të dy trofetë. Golin ua dedikoj dy fëmijëve të mi. Arma më e fortë e këtij grupi është kolektiviteti. Ne jemi një dhe, në qoftë se do të vazhdojmë kështu, besoj se do jemi kandidatë kryesorë për t’u shpallur kampionë. Rivalë deri më tani shoh Skënderbeun dhe Partizanin.

14068123_860497250748036_6139913168043011964_n

Synimet personale? Unë jam gjithnjë optimist. Pastaj si sulmues, detyra ime është vetëm që të bëj gola. Mirëpo, e rëndësishme është që të marrim titullin dhe kjo ka më shumë vlerë. Por, nëse marr edhe ‘Kë- pucën e Artë’, do të ishte akoma më mirë”, përfundon Pejiç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"