Pejiç acarohet me arbitrat, Longo aktiv. Ja pikantet e sfidës Partizani-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 21:34

Pejiç acarohet me arbitrat, Longo aktiv. Ja pikantet e sfidës Partizani-Kukësi

Partizani-Kukësi ishte ndoshta sfida më e luftuar e këtij sezoni dhe e luajtur në “Air Albania”, as atmosfera e tifozëve nuk mungoi.

GUERRILS

 

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e kësaj sfide, që në fund u mbyll në barazim 1-1. * Daja ndjek nga afër nxehmjen e të tijve e më pas i bashkohet dhe Olsi Rama. Drejtori i të kuqve ka një komunikim fillimisht me sulmuesin Stenio Zhunior, ndërsa më pas afrohet te Daja duke qëndruar për disa minuta së bashku.

* Tifozët e Partizanit, më të shumtë në numër, krijuan një atmosferë fantastike përgjatë gjithë 90 minutave duke qenë një mbështetje e madhe për lojtarët. Ndërsa tifozët e Kukësit ishin shumë të zhurmshëm kur ekipi i tyre barazoi.

PARTIZANI

* Trajneri Longo nuk ndalej për asnjë moment duke dhënë udhëzime, ndërsa pranë tij qëndronte dhe Pero Pejiç. Drejtori i Kukësit nuk i kursente as fjalët me gjyqtarët, të cilëve ju kërkonte shpeshherë llogari.

DIEGO LONGO

 

* Kur Kukësi barazon, i gjithë ekipi shkon te tifozët për të festuar, ndërsa portieri Tafas është poshtë tifozëve të kuq. Këta të fundit, e gjuajnë me një “molto” portierin e verilindorëve, i cili pasi e puth ushqimin e vendos pas porte. Një gjest i madh i gardianit të bluve, i cili ishte ai që buzëqeshi në fund, pasi i mohoi fitoren Partizanit me pritjen e tij spektakolare në limite.

KUKESI

244736233_606087393849678_1861524033130104837_n (1)

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"