Pedri feston 100 ndeshjet me gol: Dua më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 16:17

Pedri feston 100 ndeshjet me gol: Dua më shumë

Në mungesë të Levandovskit, i pezulluar me tri takime, kanë qenë mesfushorët më së shumti ata që kanë nxjerrë nga telashet trajnerin Ksavi. Kundër Gironës vendimtar ka qenë Pedri Gonzalez. 20

Një gol i tij në pjesën e dytë i ka dhënë tri pikët. Për të tretën herë në këtë sezon, ai i ka dhënë tri pikët Barçës, por suksesi në Girona ka qenë edhe më i veçantë. Ndeshja kundër rivalëve katalanas ka qenë e 100-ta për Pedrin me fanellën e Barcelonës dhe ai e ka festuar në mënyrën më të mirë me një gol që vlen tri pikë. Duke folur pas ndeshjes, mesfushori, i cili e nisi takimin nga stoli, nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij.

“Trajneri më kërkon gjithnjë që të shoh më shumë nga porta”, tha lojtari nga ishujt Kanarie, i cili me Ksavin në stol ka shënuar 11 gola në 44 takime, teksa me Kumanin kishte shënuar 5 gola në 56 ndeshje.

“Jam shumë komod kur e kam topin nëpër këmbë, por si çdo lojtari tjetër në botë edhe mua më pëlqen të shënoj”, tha Pedri më tej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"