Peço: Në Shqipëri është kultura e mosbesimit, pas çdo gabimi të gjyqtarit është një prapaskenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 10:56

Peço: Në Shqipëri është kultura e mosbesimit, pas çdo gabimi të gjyqtarit është një prapaskenë

Arjan Peço, trajneri i të rinjve të Bazelit, ishte o ftuar i emisionit “Zona Gol” në “Supersport”, ku në komunikimin e tij me gazetarët, 42 vjeçari ndau opinionin e tij, në lidhje me futbollit italian si dhe me problematikat e atij shqiptar. “Në Shqipëri është kultura e mosbesimit, pas çdo gabimi të gjyqtarit është një prapaskenë”, u shpreh Peço

Peco

A e ndiqni Serinë A në Zvicër?
Peço: Në Zvicër ndiqet me shumë Bundesliga, por unë i ndjek të gjitha kampionatet, sigurisht edhe atë italian. Goli i Icardit? Këto gjeste duhet të stimulohen, sepse për këto gjëra shkojnë njerëzit në stadium.

A sheh shanse për Napolit këtë vit?
Peço: Ka disa vite që tregon futboll të bukur, është e vetmja skuadër anti-Juventus. Medova se do të ishte më e lehtë këtë vit për Napolin, por pati njëfarë rënieje. Do të jetë shumë e vështirë për t’ia marrë titullin Juventusit.

Kampionatin shqiptar besoj se e ndiqni, ka ndryshuar shumë me vite më parë. Tirana dhe Dinamo në të parën…
Peço: E kam ndjekur Superioren, mendoj se kanë ndryshuar gjeopolitikat, ekipet e e kategorive të ulëta si Kukësi po shpallen kampion. Dinamo në Kategorinë e Parë, po kështu edhe Tirana. Është një ndjenjë e çuditshme. Kam përshtypjen që lidhet me investimet apo me tranzicionin në Shqipëri. Kanë ndryshuar shumë gjëra, futbolli nuk mbahet më nga shteti. S’ka më lojtarë besnikë, por luajnë aty ku janë paratë. Ndryshimi i politikave ka sjellë edhe këto realitet të reja në futbollin shqiptar.

Çfarë komenti keni për arbitrimin në Shqipëri?
Peço: Nuk ekziston moviola në emisionet sportive. Zvicra ka bërë hapa përpara. Ka krijuar një grup gjysmëprofesionist për të shmangur gabimet. Ka një plejadë arbitrash shumë të mirë, një anësor është shqiptar. Bën gjithmonë seminare për të rritur nivelin. Në Shqipëri është kultura e mosbesimit, që pas çdo gabimi është një prapaskenë.

Si veproni me futbollistët e rinj për reagimet ndaj gjyqtarëve?
Peço: Deri në një moshë të caktuar nuk flitet për vendimet e gjyqtarëve. Nëse merret ai rasti i futbollistit të Kamzës reagimi i klubit është shumë i ashpër, merren masa disiplinore ndaj futbollistit për atë qëndrim. Insistimi në komunikimin me arbitrin është i papranueshëm.

Si mund të shpëtohet futbolli nga gabimet e arbitrave?
Peço: Nuk ka kush shkopin magjik. Duhet fokusuar në trajninim e arbitrave, në pjesëmarrjen në kurset për rritjen profesionale, duke sjellë arbitra të huaj në Shqipëri apo duke u dërguar në Europë. Problemi i dizenjatorit është pak kompleks. Nëse vijnë nga Ballkani ua gjejmë anën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"